Flash News

KRYESORE

Kryemadhi për sistemin me dy parti: Më mirë të mbledhim plaçkat dhe të ikim

Kryemadhi për sistemin me dy parti: Më mirë të mbledhim

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar në emisionin ’360 gradë’ në Ora Neës, përpjekjet për reformën zgjedhore dhe mundësisë që Shqipëria të shkojë drejt një sistemi politik me dy parti. Sipas Kryemadhit, ky skenar do të ishte fatkeqësi e madhe për Shqipërinë dhe qytetarët do të mblidhnin plaçkat e do të largoheshin.

“Asnjëri nuk shikon si u përdorën bandat dhe krimi i organizuar për të blerë votat. E vetmja parti politike që denoncoi është LSI-ja. Të dyja partitë e kishin shumë të ashpër gjuhën ndaj LSI-së. Ne jemi vend i vogël që dashje pa dashje ka probleme me demokracinë. Partitë e vjetra kanë inspiruar për të kthyer një vend me profil dypartiak. Ne nuk jemi Amerika. Ne jemi një vend që ka probleme me demokracinë. Ne jemi vend hibrid. Nuk kemi as demokraci të kushtëzuar.  Dhe të mendosh që të kesh dy parti në një vend me probleme të mëdha me arsimin, shëndetësinë, krimin, është më mirë është fatkeqësi e madhe dhe më mirë të mbledhim plaçkat dhe të ikim. Koalicionet me ligjin aktual i largonin të gjitha partitë”, ka thënë Kryemadhi.

Të fundit