Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Urrejtja dhe mllefi i Ramës u rritën kur thamë të vërtetën për zgjedhjet

Kryemadhi: Urrejtja dhe mllefi i Ramës u rritën kur thamë të

Nga Konventa Kombëtare ku LSI është duke zgjedhur kryetarin e ri të kësaj force, Monika Kryemadhi e cila do të mbajë postin në fjalë ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë.

Fjala e Kryemadhit:

Votuesit e LSI heronj sepse përballuan shantazhet nga administrata publike, deri te fëmijëte  tyre maturantë. Përballuan terrorin e policisë dhe krimit të organizuar. Heronjtë që votuan LSI na japin zemër dhe energji. Opozitë e  fortë, opozitë e vërtetë, opizitë deri në pikën. Edi Rama  mund të blej opozitën e deri tanishme, por me lekët e gjithë botës heshtjen e LSI kurrë nuk mund ta blejë. Mbi 20 mandate u tjetërsuan, për të krijuar një pseudo mazhorancë e cila miratimi i parë që bëri ishte sjellja  e plehrave në Shqipëri. Ishim kundër kapjes së drejtësisë nga krimi. Ishim kundër zhvillimit të zgjedhjeve pa opozitën  i cili do të sillte deformimin e  demokracisë  e cila është ende i brishtë. Urrejtja  dhe mllefi i Ramës u shtua ndaj  nesh, sepse ne  u thamë  të vërtetën për shkatërrimin e  zgjedhjeve për përfshirjen e polixcisë e  cila u kthye  në policinë e Rilindjes. Ata e  dinë se LSI është e vetmja forcë opoiztare  dhe e fuqishme. Nuk do të kenë shansin të  bëjnë pazare në kurriz të shqiptarëve. Qeverinë e  tij nuk  e sollën  votat e shqiptarëve, por paratë e krimit. Nuk ju jap fjalën e një gruaje, as të një burri por  ju jap fjalën e nderit. Ju jap fjalën e një nëne se nuk do të ndalem asnjë minutë, as një sekondë për të luftuar deri në fund që ky vend të mos jetë vatër e krimit qoftë kjo më çmimin më të lartë  atë të jetës time.

Të fundit