Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al iu sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Sipas raportit vjetor të BKA-së, në vitin 2019, në Gjermani kanë vepruar gjithsej 31 grupime të Krimit të Organizuar të dominuara nga persona me shtetësi shqiptare, 29 prej të cilave, në tregtinë e drogës. Shtetësia shqiptare zë vendin e tretë pas gjermanëve me 171 grupime dhe  turqve me 78 grupime. 

 

■ Qeveria reflekton ndaj propozimeve të Metës e PD, miraton fondin 1.2 mld lekë për rimbursimin e ilaçeve për pacientët me covid-19.  

 

■ U prek nga covid-19, ndërron jetë aktori Valter Gjoni, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës.

 

■ Konflikt si në Nagorni-Karabakh? Ministri Pandeli Majko ashpërson tonet: Shqiptarët i bëjnë Serbisë atë që s’ia pret mendja.

 

■ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari dërgohet në Turqi

■ Në 24 orët e fundit në vendin tonë shtatë persona kanë humbur jetën. Numri i infeksioneve është rritur sërish. 532 raste kanë rezultuar pozitivë nga 2409 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë raportoi për 100 të shëruar. Gjithashtu bëri me dije se në 3 spitalet COVID, po trajtohen 389 pacientë.

■ Kryeministri Edi Rama sulmoi ashpër opozitën dhe presidentin Ilir Meta, teksa foli nga Vlora për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Ai deklaroi se opozita po ëndërron katastrofën për të ardhur në pushtet, ndërsa shtoi se Presidenti Ilir Meta po ëndërron të bëhet Vojo Kushi, mbi tankun imagjinar.

■ Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Vlora. Ai e quajti kryeministrin një politikan mashtrues dhe të dalë boje. Sipas tij, Rama duhet të japë shpjegim pse bizneset falimentojnë, ndërsa biznesi i trafikut të drogës lulëzon.

■ Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin Kastriot Islami. Mësohet se, policia ka shoqëruar Islamin, pasi ky është konstatuar pa maskë. Rreth dy orë më pas ai është lënë i lirë. Ish-deputeti ka reaguar në lidhje me shoqërimin që iu bë në polici. Islami thotë se u izolua forcërisht nga policia.

 

Të fundit