Flash News

E-TJERA

U shoqërua nga Policia, reagon Kastriot Islami: Më ndaluan forcërisht, po bëja ecjen e përditshme

U shoqërua nga Policia, reagon Kastriot Islami: Më ndaluan

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami ka reaguar në lidhje me shoqërimin që iu bë në polici. Përmes një statusi në Facebook, Islami thotë se u izolua forcërisht nga policia.

Ai thotë se do japë të tjera detaje në vijim.

Reagimi i plotë:

Jam ne shtepi...! Si cdo dite, po beja ecjen e perditshme me veshje sportive nga parku i Tiranes ne drejtim te shtepise... Gjykoj se ishte Edi Rama qe me ndaloi dhe forcerisht me izoloi ne komisariat per rreth 1 ore e 30 minuta... Sepse ju prezantova qe jam Kastriot Islami dhe perseri perdoren forcen ndaj nje profesori dhe nje figure publike... ! Me shume ndoshta do te sqaroj ne vijim... Falenderoj te gjithe ata miq qe me mbeshteten me telefonata dhe mesazhe.

Të fundit