Flash News

Ditari i Maxhorancës

Konflikt si në Nagorni-Karabakh? Majko ashpërson tonet: Shqiptarët i bëjnë Serbisë atë që s’ia pret mendja  

Konflikt si në Nagorni-Karabakh? Majko ashpërson tonet:

Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka ashpërsuar tonet pas deklaratës kërcënuese të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç,i cili duke iu referuar luftimeve në Nagorno-Karabak, tha se konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen në çdo moment.

Duke folur në ‘abc news’, Majko u shpreh se nëse mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë në të ardhmen një konflikt si ai në Nagorni-Karabakh, shqiptarët do të bëjnë atë që nuk mundën ta bënin në vitet ’98-’99.

“Nëse do të ketë një konflikt si në Nagorni-Karabakh, trupat serbe do të përballen me trupat e NATO-s. Dhe po bëri vaki që të ndodhë kjo histori që do të thotë ripërsëritje e luftës së Kosovës, po ju them që shqiptarët të organizuar dhe të paorganizuar, do të bëjnë një gjë që s’e kanë bërë as herën e kaluar. 

Dhe këtë Serbët duhet ta dinë shumë mirë. Kur shqiptarët fituan një luftë me NATO, pa pasur shtet, pa pasur ushtri, pa pasur strukturat shtetërore, imagjinoni se çfarë bëjnë duke e pasur Kosovën”, deklaroi ministri, ish-kryeministër i Shqipërisë gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

 

Të fundit