Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
All - Paragraf - 1nga Yzedin Hima
Imazhi: Avni Delvina
...Qartësisht pasqyra e pozitës së sotme është sjellja publike e kryeministrit Edi Rama. Tek ai shfaqet, (herë – herë në mënyrë të pavetëdijshme), e gjithë arroganca e këtij pushteti, dhuna si nënvetëdije e vetëdijes së dikurshme diktatoriale. Kryeministri i vendit më të varfër të Europës, është kryeministri më narcist i Europës.
Gjatë tetë viteve ai asnjëherë nuk qe në të njëjtën valë me hallet e qytetarëve të varfër, kurrë nuk u pa në sytë e tij trishtimi i një vendi të trishtuar, por shkreptinte kërcënimi dhe dhuna ndaj të varfërve dhe të pambrojturve, hareja, ironia dhe stërmundimi për të prodhuar batutën e radhës, ku përqeshej opozita...
Implementimi në qeverisje i thënies së formalistëve në art, se përmbajtja është formë dhe forma është përmbajtje, e ka kthyer gjithë veprimtarinë e qeverisjes së tij në dukje pa substancë, në fasadë ku mungon edhe forma edhe përmbajtja...
Zgjedhjet parlamentare po afrohen. Të dy frontet janë vendosur përballë njëri- tjetrit. Në njërën anë partia qeverisëse gjatë tetë viteve, ndërsa në anën tjetër koalicioni opozitar. Nëse do t’i hedhim një sy resurseve të të dy palëve, lehtësisht vërejmë se qeveritarët aktualë kanë epërsi të dukshme materiale: Të gjithë pushtetet e mundshme: pushtetin qendror, pushtetin lokal, parlamentin, pushtetin gjyqësor, më së shumti pushtetin mediatik, hartën administrative, të kopsitur bukur mirë në favor të tyre, paratë e hequra për këtë ditë nga tenderat, paratë e mbledhura nga dividendi i kultivimit masiv të drogës, financimet e oligarkëve, të punësuarit në të gjithë piramidën e punësimeve publike, të punësuarit në firmat private (Ka kohë që kanë filluar presionet ndaj pronarëve), mijërat e punësimeve të paligjshme të militantëve, realizuar kohët e fundit.
Në një farë mënyre, pushteti sotëm i ngjet mjaft pushtetit të dikurshëm të Partisë së Punës, por shumë më i pasur, shumë më hipokrit, shumë më kredibël se ai në marrdhëniet ndërkombëtare. Madje, dy vitet e fundit pluralizmi politik, i fituar në vitin 1990, për shkak të dhunës bolshevike, u shndërrua në pluralizëm mendimi, siç predikonte Alia në fund të viteve ’80, ndërsa partia ekologjike e Namik Fadile Hotit u shfaq në formën e grupit parlamentar të Kërpëratës, shakaja më e neveritshme politike e shekullit XXI.
Po krahas “armatimit” të rëndë prej pushteti, qeveritarët kanë si gur në qafën e tyre skandalet e mëdha, që me një lehtësi të hatashme papërgjegjshmërie i shkaktuan gjatë qendrimit në pushtet për dy mandate: mbylljen e mijërave sipërmarrjeve, shkatërrimin e vendeve të punës, përqendrimin e pasurive të vendit në duart e pak oligarkëve, që i ndanin këto pasuri me qeveritarët, varfërimin e pandalshëm të qytetarëve, krijimin e mjedisit mbytës në vend për të rinjtë dhe shkaktimin e hemoragjisë së emigrimit të banorëve, kanabizimin e të gjithë territorit me pasoja fatale për ekonominë e ligjshme dhe jetën e mjaft banorëve, krijimin e organizatave politiko-kriminale për vjedhjen e votave, shkatërrimin e institucioneve demokratike të ngritura me mjaft mund, ku keqbërës të rrezikshëm u vendosën në drejtim të këtyre institucioneve, kriminalizimi i parlamentit, ku mandatet e përfaqësimit të popullit partia në pushtet ua dorëzoi delikuentëve.
Një faturë me pasoja qe zbatimi i luftës së klasave, duke pushuar nga puna të gjithë kundërshtarët politikë dhe mbështetësit e opozitës, ose edhe të pazotuarit politikisht. Qindra miliona euro u paguan për të dëbuarit me urdhër gjyqsor. E gjitha përvoja e çmuar e mijëra specialistëve, llogaritur në miliona e miliona euro për kualifikimin e tyre, u flak me një të rënë të lapsit.
Opozita është shpresa e ndryshimit të madh: kthimin e pluralizmit politik, ringritjen e institucioneve demokratike, rigjallërimin e ekonomisë dhe ndërtimin e tregut, aq të deformuar nga paligjshmëria. Resurset e partisë qeverisëse, bëhen qesharake para vullnetit dhe energjisë së qytetarëve për ndryshim, që po i bashkohen opozitës. Natyrisht, opozita, me vendosjen e përfaqësuesve politik të qarqeve e dha mesazhin e parë te qytetarët: nuk do të përsëriten gabimet e së kaluarës dhe përballë të ndoturve nga pushteti aktual, vendosi politikanë të pastër e me integritet si Tomorr Alizoti, Mark Marku, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, etj etj. si garanci e rikthimit të legjitimitetit të parlamentit nga burojnë të gjitha pushtetet.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38