Flash News

KRYESORE

“Ku t’i gjejmë paratë në duar?!”, PD i përgjigjet Ramës: Nëse mbyllesh në Surrel nuk ke se si ta kuptosh që njerëzit janë pa bukë

“Ku t’i gjejmë paratë në duar?!”, PD i

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi I është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili para disa ditësh u shpreh se qeveria nuk mund të ndihmojë familjet e varfra me lekë në duar.

Bardhi publikon videon ku Rama pohon këtë deklaratë dhe më pas akuzon qeverinë se ka mjaftueshëm buxhet por nuk e përdor për qytetarët, por në tendera dhe koncesione korruptive.

Sipas Bardhit, braktisja e familjeve në nevojë, të sëmurëve apo qytetarëve pa mjetet e nevojshme të jetesës, në këtë kohë krize, është kriminale.

Mesazhi i Bardhit

Nëse mbyllesh në Surrel nuk ke sesi ta kuptosh që njerëzit janë pa bukë dhe pa asnjë ndihmë nga shteti, prandaj vetëm e mallkon dhe e fyen popullin tënd. Edi Rama duhet të bëjë detyrën dhe të lërë fjalët boshe, teatrin dhe propagandën.

Braktisja e familjeve në nevojë, të sëmurëve apo qytetarëve pa mjetet e nevojshme të jetesës, në këtë kohë krize, është kriminale. Sot qytetarët e pamundur kanë nevojë më shumë se kurrë të ndjejnë solidaritetin dhe mbështetjen e shtetit.

Buxheti ka para mjaftueshëm për të përballuar krizën, por Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t’i ndarë me miqtë e tij, në tendera dhe koncesione korruptive.

Të fundit