Flash News

KRYESORE

Kufiri detar me Greqinë/ Meta-Ramës: Më jep informacion zyrtar, trego ç'ke folur me Mitsotakisin

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kërkuar kryeminstrit  Edi Ramainformacion zyrtar lidhur me marrëveshjen me Greqinë për ndarjen e kufirit detar.

Përmes një shkrese zyrtare, presidenti i kërkon Ramës informacion mbi atë se çfarë ka biseduar me homologun grek Kiryakos Mitsotakis ose me zyrtarët e tjerë grek dhe veprimet që do të ndërmarrë qeveria shqiptare mbi këtë çështje.

Duke patur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dh ejo vetëm, që ka kjo ccështje për Republikën e Shqipërisë, si dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj informacione të detajuara mbi: Komunikimin që keni zhvilluar me Kryeministrin e Greqisë dhe/ose me zyrtarë të lartë të Greqisë mbi këtë çështje; Qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë ato ndërkombëtare që mund të rrjedhin prej tij;Veprimet që planifikohen në ndërmerren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë”, shkruan Meta në letër.

Greqia kërkon të rinisë sa më shpejt bisedimet për ndarjen e kufirit detar dhe debati në vendin tonë u rindez pas deklaratë së kryeministrit grek Kiryakos Mitsotakis në parlament se Greqi do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon.

Të fundit