Flash News

KRYESORE

Kush është Robert Aga, shefi i qarkullimit që u pezullua nga detyra, “ushtari i bindur” i Saimir Tahirit

Robert Aga, Shefi i Sektorit të Qarkullimit të Dibrës u pezullua sot nga detyra, pas operacionit antidrogë ku një prej 7 të arrestuarve rezultonte edhe i vëllai, Pajtim Aga 51 vjeç.

Robert Aga është një emër i përfolur edhe më herët në media.

Ai është një nga personazhet kryesorë në raundin e tretë të përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane ‘Bild’.

Në 10 seritë e reja, në pjesën dominante ai dëgjohet duke biseduar me ministra, deputetë e zyrtarë të PS, për të marrë një pozicion më të mirë pune pas ndihmës që i ka dhënë PS-së në zgjedhjet vendore.

Në një prej përgjimeve, ai i thotë ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri: “Unë jam ushtari jot i bindur”.

Deri në momentin e zgjedhjeve, ishte Drejtori i Policisë Dibër. Më pas, duke kërkuar favore nga kryeministri Rama dhe ministrat Gjiknuri, Tahiri dhe deputetët Manja e Qefalia, Aga u emërua shefi i Qarkullimit Rrugor në Dibër.

Por, nëse kthehemi pas në kohë kujtojmë se rreth katër vjet më parë, në shtator të 2016-ës ai u përfol sërish në media, pasi vëllai i tij, Pajtim Aga u kap me 320 gramë kokainë nga policia e Lezhës.

Video/ Shit-blerja e votave: Tahiri falenderon shefin e policisë: “Mos e rruaj k***n”

I vëllai arrestohet në operacionin anti-drogë, pezullohet nga detyra Shefi i Qarkullimit të Dibrës

U kap në përgjimet e ‘Bild, kush është Robert Aga, ushtari i bindur i Saimir Tahirit

Në foto, droga e kapur në makinën e 47-vjeçarit Pajtim Aga:

Të fundit