Video/ Shit-blerja e votave: Tahiri falenderon shefin e policisë: “Mos e rruaj k***n”

Në përgjimin numër 3 të Bild është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm në atë kohë dhe deputetin Xhemal Qefalia.

Në fillim të bisedës, është deputeti Qefalia që flet, por më pas ia kalon telefonatën Saimir Tahirit. Ky i fundit e falënderon Robert Agën për angazhimin dhe punën e bërë në zgjedhjet e Dibrës të organizuara më 11 shtator 2016.