Flash News

KRYESORE

Kush tha se Neymar do të lërë Parisin? Ai ka një synim madhor

Kush tha se Neymar do të lërë Parisin? Ai ka një synim

Neymar nuk do të largohet nga PSG-ja. Mediat mund të shkruajnë kështu, edhe vetë familja e tij mund ta thotë këtë, por ai jo. Deklarata e tij e fundit në “France Football” i ka sheshuar të gjitha problemet me klubin.

"Ma thoni pse mund të dua që të largohem nga Parisi. Kam ende dy vite të tjera në kontratë dhe ekipi po përmirësohet gjithnjë e më shumë. Duhet të qëndrojmë të përqendruar në sezonin që po bëjmë dhe të fitojmë sa më shumë trofe. Objektivi kryesor nuk diskutohet: Champions League", ka thënë braziliani.

Verën e shkuar ka patur spekulime se Neymar ishte pranë rikthimit te Barcelona, por PSG-ja kërkoi shumë para dhe katalanasit u dorëzuan. Duket se tani edhe vetë lojtari është dorëzuar, Kontrata është kontratë.

Të fundit