Flash News

KRYESORE

‘Kushëri i zëvendëskryeministrit’, Braçe: As unë dhe asnjë i afërm i imi nuk ka lidhje gjaku me të

‘Kushëri i zëvendëskryeministrit’, Braçe: As

Partia Demokratike reagoi dje me anë të Enkelejd Alibeajt në lidhje me praninë e zëvendëskryeministrit Erion Braçe në seancën gjyqësore, ku u dha masa e arrestit për drejtorin e Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula.

“Drejtuesi i korruptuar i Kadastrës në Durrës, që është arrestuar me vendim gjykate, është kushëriri dhe i emëruari i Erjon Braҁes, i cili ka vënë qeverinë në funksion të hallit të tij dhe për të mbrojtur një zyrtar të akuzuar për korrupsion”, tha Alibeaj ndër të tjera.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ju përgjigj sot kësaj akuze gjatë konferencës për shtyp duke deklaruar se as ai dhe asnjë i afërm i tij nuk ka lidhe gjaku me të.

“Unë, bashkëshortja ime, familja ime, familja e bashkëshortes, në rreth të parë, në rreth të dytë e të pafundëm nuk ka asnjë lidhje gjaku me të”, deklaroi Braçe.

Sipas tij, deklarata e Alibeajt është një shpifje dhe për këtë do të përballet në gjykatë.

“Talebani që artikuloi këtë dje dhe ngriti mbi këtë shpifje një episod të tërë korrupsioni do të vijë ta provojë në gjykatë dhe ky do të jetë fillimi për të dhe rracën e tij të talebanëve politikë në përballjen për çdo gjë të bërë në këtë vend. Drejtuesin e ASHK as e kam futur unë në sistem dhe as e kam komanduar unë. Nuk ka asnjë akt që dëshmon të kundërtën. Drejtuesi i ASHK-së në qendër mund të dëshmojë. Librat në ASHK janë të hapur”, tha Braçe.

Të fundit