Flash News

KRYESORE

Lidhin me litar të moshuarit në Durrës dhe u marrin kursimet

Lidhin me litar të moshuarit në Durrës dhe u marrin kursimet

Policia raporton se në orët e para të mëngjesit të sotëm, është grabitur banesa e një çifti bashkëshortësh të moshuar në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallnur rreth orës 03:00. Autorët kanë lidhur me litar dy të moshuarit M.E 77 vjeç dhe SH.E 69 vjeç dhe më pas u kanë grabitur një sasi parash, rreth 1 milionë lekë.

Ata janë larguar ngo nga vendi i ngjarjes para se të mbërrite policia e cila ka bërë të mundur shoqërimin e disa personave. Mësohet se gjendja e shëndetësore e 69 vjeçarja është stabilizuar, ndërkohë që ndodhet ende në spital ende nën kujdesin e mjekëve 77 vjeçari.

Njoftimi i poicisë:

Në datë 20.11.2017, rreth orës 03:00 në Shkallnur 3 persona me kapuç kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit M.E. 77 vjeç. Autorët kanë lidhur shtetasit M.E. dhe SH.E. 69 vjeçe (bashkëshortë) dhe kanë marrë një sasi parash rreth 100 000 lekë.

Shtetasi M.E. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë, të cilët kanë shoqëruar disa persona. Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit