Flash News

KRYESORE

Liverpool vazhdon marshimin, fiton 5-2 derbin e Mersesyde

Liverpool vazhdon marshimin, fiton 5-2 derbin e Mersesyde

Liverpool vazhdon marshimin drejt titullit kampion të Premier League. Pas 3 dekadash, tani skuadra e kuqe ka shans më shumë se kurrë. Skuadra e kuqe fitoi 5-2 në derbi kundër Evertonit.

The Reds tani shkojnë në kuotën e 43 pikëve, 8 më tepër se Leicester City ndjekës. Klopp bëri disa ndryshime të rëndësishme për këtë sfidë, duke lënë pushim lojtarë si Firmino apo Salah, vendin e të cilëve e kishin zënë Shaqiri dhe Origi, të cilët gjetën rrugën e rrjetës dhe shkëlqyen.

Origi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 6’ falë një asisti fantastik Mane. Shaqiri shënoi pak më vonë pas një tjetër asisti të bukur të senegalezit.  Kean ngushtoi diferencën, por Origi rivendosi avantazhin e dy golave përpara se Mane të shënonte të katërtin.

Richarlison shënoi golin e dytë për ekipin e tij në fundin e pjesës së parë. Pas pushimit sfida ishte më e qetë, Liverpool menaxhoi lojën dhe ruajti endergjitë për ndeshjet e ardhshme, me një gol në fund nga Wijnaldum.

Të fundit