Flash News

KRYESORE

Luftë ndaj "fake news", Google dhe Facebook nënshkruajnë kodin vullnetar të sjelljes

Luftë ndaj "fake news", Google dhe Facebook

Komisioni Europian ka njoftuar ditën e djeshme se “Facebook” dhe “Google” po nënshkruajnë një kod vullnetar të sjelljes për të bllokuar “fake news” në internet.

Me këtë iniciativë, BE po përpiqet të godasë fushatat e dezinformimit në internet dhe përpjekjet nga palët e treta, si Rusia, që të influencojnë votuesit në kuadër të zgjedhjeve europiane që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, komisionerja e BE-së për Ekonominë Dixhitale, Mariya Gabriel, deklaroi se kjo është hera e parë që kjo industri ka rënë dakord për një grup standardesh të vendosura për të luftuar dezinformimin kudo në botë, në formë vullnetare.

Ky kod është nënshkruar gjithashtu nga “Mozilla” dhe shoqata e tregtisë në internet “EDiMA”, ku “Twitter” është anëtar.

Të fundit