Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha uron Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në NATO

Lulzim Basha uron Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin

Lulzim Basha uroi Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin e saj në NATO. Në mesazhin e tij Basha e cilëson këtë një “process të vonuar” por “një arritje plotësisht e merituar”. Sipas kryedemokratit se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do t`i shërbejë stabilitetit dhe mirëqënies së rajonit”.

Kam kënaqësinë të uroj përzemërsisht, fqinjin tonë, autoritetet shtetërore, vëllezërit dhe motrat tona dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, mirëseardhjen në familjen e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Pa asnjë mëdyshje, ky është një proces i vonuar, por një arritje plotësisht e merituar, një ngjarje historike për MV dhe me peshë gjeostrategjike për NATO-n, që do të shërbejë si një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e rajonit tonë. Uroj dhe besoj fort që shpejt aleancës sonë t’i bashkohen edhe vendet e tjera të rajonit, dhe që politika e sukseshme e zgjerimit të NATO-s në rajon, të shërbejë si shembull për procesin e anëtarësimit të vendeve tona mbi bazë të meritës në Bashkimin Europian.”, përfundon Basha.

Të fundit