Flash News

KRYESORE

Mancini: Balotelli do të luajë vetëm kur ta meritojë

Mancini: Balotelli do të luajë vetëm kur ta meritojë

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, nuk është nga ata trajnerë të cilët bëjnë dhurata me grumbullimet e tyre. Kjo vlen për të gjithë, edhe për sulmuesin Mario Balotelli. Ky i fundit aktualisht luan te Brescia dhe i ka munguar kombëtares axurre.

"Mario e di mirë se do të rikthehet me ne vetëm nëse do ta meritojë, ashtu si gjithë lojtarët e tjerë. Tani le të mendojmë për ndeshjen e radhës. Lojtarët kanë bërë një punë të mirë, përderisa bëmë dhe 10 fitore radhazi, por tani duhet të mendojmë për qershorin e vrullshëm të Europianit", - ka deklaruar sot tekniku.

Mancini më parë ka qenë trajner i skuadrave të mëdha si Inter dhe Manchester City. Ai ka bërë një punë fantastike me kombëtaren italiane, e cila është ndër favoritet për të fituar Euro 2020, edhe pse nuk ka në përbërje lojtarë edhe aq shumë cilësorë. Të paktën, jo si para disa vitesh.

Të fundit