Flash News

KRYESORE

Mbi 30 milion të prekur me COVID-19 në të gjithë botën

Mbi 30 milion të prekur me COVID-19 në të gjithë botën

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në të gjithë globin ka arritur mbi 30 milion persona, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins i Amerikës. Më shumë se 940,000 persona kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë në Wuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar.

SHBA, India dhe Brazili kanë rastet më të shumta, por ditëve të fundit ka një rritje të re të infeksioneve në të gjithë Evropën.

Shumë vende të hemisferës veriore tani po përgatiten për një valë të dytë të pandemisë ndërsa po afrohet dimri. Në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria po shqyrton marrjen e masave të mëtejshme në të gjithë Anglinë, duke përfshirë një periudhë të shkurtër kufizimesh për të ngadalësuar një rritje të dytë të infeksioneve. Jashtë Evropës, Izraeli vendosi sërish karantinimin, duke u bërë kështu vendi i parë që e bën këtë.

Afrika ka regjistruar më shumë se një milion raste të konfirmuara, megjithëse nuk dihet përmasat e vërteta të pandemisë në kontinent. Shkalla e testimit raportohet të jetë e ulët, gjë që mund të shtrembërojë shifrat zyrtare.

Një ekip ekspertësh të sëmundjeve infektive në Universitetin Johns Hopkins, në qytetin amerikan të Baltimore, kanë dokumentuar përhapjen globale të Covid-19. Sipas të dhënave të tyre, ShBA mbetet vendi më i goditur për sa i përket të prekurve me më shumë se 6.6 milion infeksione të konfirmuara dhe mbi 197,000 vdekje.

Të fundit