Flash News

KRYESORE

“Me autobusa drejt mitingut të Lali Erit”, Berisha publikon mesazhet: Kërcënohemi me vendin e punës

“Me autobusa drejt mitingut të Lali Erit”, Berisha publikon

Ish kryeministri ka publikuar mesazhet e qytetarëve që shprehen se po kërcënohen me vendin e punës për të marrë pjesë në mitingun e 23 marsit në Tiranë, në mbështetje të Erion Veliajt.

Berisha shkruan se vazhdon terrori mbi punonjësit e administratës për të marrë pjese me detyrim në antimitingun e Edvinit.

Postimi i plotë:

Vazhdon terrori mbi punonjësit e administratës për të marrë pjese me detyrim në antimitingun e Edvinit!

Lexoni mesazhet e qytetarve dixhital. sb

Mirëmbrëma!

Në lidhje me atë që disa persona kanë shprehur per mitingun e atij plehrës në datën 23 është shumë e vërtetë . Tek ne kanë ushtruar një presion të madh, duke na detyruar të japim emrat e personave që do marrim me vete edhe në momentin që do jemi në shesh duhet t’i bëjmë foto edhe t’jua dërgojmë. Presioni ka qenë nëse nuk vini edhe nuk sillni njerëz jeni të pushuar direkt nga puna.

Ju uroj gjithë të mirat.

Përshëndetje Zoti Berisha!

Jam njeë qytetare nga Gjirokastra dhe po ju vë në dijeni se kryetari i Partisë Socialiste Gjirokaster po bën lista me punjonjës të administratës, duke i detyruar dhe trembur me vendin e punës, për t'i dërguar në Tiranë ditën e shtunë me autobusa në mbështetje të Lali Erit.

Mund t’ua vërtetoni shqiptarëve me foto e video "sesa e duan Lali Erin" sa dhe nga Gjirokastra e largët po mbledhin njerëz se nga Tirana askush s'gënjehet.

Poshtë mashtruesit dhe hajdutët.

Të fundit