Flash News

KRYESORE

Monika Kryemadhi flet për mosdakortësitë me Metën, ja gabimi që ka bërë

Monika Kryemadhi flet për mosdakortësitë me Metën, ja gabimi

Kryetaja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur sot në “5 pyetje me Babaramon” për mosdakortësitë me Presidentin, Ilir Meta. Kryemadhi thotë se nuk ka qenë dakort me mënyrën se si ai e ka drejtuar parlamentin, pasi sipas saj ka qenë preferencial. Kryetarja e LSI tha se Meta kishte debulesë për Berishën dhe i jepte fjalën më shpesh, ndërkohë që linte në hije deputetët e partisë së tij.

“S’kam qenë dakort me mënyrën se si e ka drejtuar parlamentin zoti Meta. Ka patur debulesë për Berishën dhe ka qenë preferencial ndaj deputetëve të PS dhe diskriminues ndaj LSI. Këtu ka të drejtë Rama se është si ajo shprehja “hë se këtij nuk in gel hatri se është i imi”. Ky është një lloj gabimi që ka bërë. Unë kam qenë minorancë” tha Kryemadhi.

Të fundit