Flash News
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mustafa Nano provokon sërish: Nuk është provuar lidhja e ilirëve me shqiptarët
Publicisti dhe shkrimtari Nano, i ftuar në emisionion “Fol me mua, fol me ata”, të gazetarit Enkel Demi, në TVSH ka hedhur një tjetër tezë që me shumë gjasa do të ngjallë edhe më tepër diskutime.
“Nuk është provuar që ne jemi ilirë”, është shprehur Nano. Ai shton më tej se beson mbi prejardhjen ilire të shqiptarëve, por sipas tij kjo mbetet e paprovuar.
“Nuk është provuar që jemi ilirë. Janë hamendësime me pak prova. Dihet kush janë serbët, sllavët apo grekët. Ne kemi një periudhë të errët informacioni që nuk provon vazhdimësinë. Ka shumë gjasa të jemi ilirë se nuk ka kush të jetë tjetër, por kjo nuk është provuar. Të thuash që shqiptarët dhe grekët rrjedhin nga pellazgët nuk ka prova. Përderisa është me pikëpyetje nga vimë ne nuk provohet as kjo”, tha Nano.
Sa i përket provokimit që shkaktoi deklarata e tij për nënën e Skëndërbeut, Nano thotë se ka ndodhur për shkak se ruhet me fanatizëm imazhi i heroit.
“Nuk e di pse provokoi. Bëhet fjalë për nënën e Skënderbeut dhe është problemi për të ruajtur imazhin e Skënderbeut dhe kjo e plasarit pak”, deklaroi Nano.