Flash News

KRYESORE

Nada Meçorapaj: Opozita nuk mund të shkojë si cjapi  i zgjedhjeve te kasapi i votimeve

Nada Meçorapaj: Opozita nuk mund të shkojë si cjapi  i

Ish-deputetja e Vlorës Nada Meçorapaj, në një prononcim për “Koha Jonë” ka folur për atë çka u diskutua në mbledhjen me kryedemokratin Lulzim Basha.

Meçorapaj shprehet se opozita nuk mund të shkojë si cjapi i zgjedhjeve te kasapi i votimeve.

Pyetje-përgjigje:

Në mbledhjen e sotme, z.Basha ju kërkoi më shumë aktivizim në protesta por edhe përgatitje për zgjedhjet lokale? Kjo do të thotë se krahëz protestave përballë Kuvendit dhe në rrethe, PD do të jetë e gatshme për zgjedhjet lokale dhe do të marrë pjesë në to më 30 qershor? A janë protestat mjeti i vetëm që ka PD-ja për të rrëzuar qeverinë?

”Në takimin me kryetarin Basha është folur për protestat dhe intensitetin e tyre, jo për zgjedhjet e 30 qershorit. Ato nuk janë shqetësimi ynë sa kohë që “vrasësi i zgjedhjeve të lira”, ka në dorë pultin e komandës së të gjitha institucioneve në vend. Beteja jonë, protestat tona janë për zgjedhjet e lira dhe nuk kemi iluzione se “vrasësi serial i zgjedhjeve” do të bëjë kthesë më 30 qershor, 3 muaj më vonë. Opozita nuk mund të shkojë si cjapi i zgjedhjeve te kasapi i votimeve. Presioni ynë përmes protestave është për qeverinë, ndërkombëtarët dhe opinionin publik. Mesazhin e ka dhënë të qartë z.Basha: “Nuk jemi në këtë betejë për pushtetin por për shtetin”.

Të fundit