Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta njeriu që shpiku "copy-paste"

Larry Tesler, ikonë e teknologjisë dhe që ua lehtësoi më shumë jetën njerëzve kur shpiku "copy-paste", është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare.  Ai filloi të punojë në  Silicon Valley në fillim të viteve 1960, asokohe kur kompjuteri ishte i paarritshëm për shumë njerëz.

Komandat "cut", "copy" dhe "paste" ishin shpikje e tij që sollën inovacion në jetën e njerëzve që përdorin teknologjinë, duke ua lehtësuar atyre punën.

Ai lindi në Bronx, Nju-Jork, në vitin 1945 dhe pas diplomimit në Universitetin Stanford u specializua në një sistemet kompjuterike që i bënë ata më të thjeshtë për t’u përdorur.

Të fundit