Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Në 5 vite popullsia e Stambollit rritet me 1 mln banorë, qyteti gjigant lë pas 145 shtete
Popullsia e Stambollit që në vitin 2016 ishte 14 milionë e 804 mijë 116 banorë, brenda 5 vjetësh është rritur me 1 milion banorë.
Stambolli, si qyteti më i populluar i Turqisë dhe një nga qytetet më të preferuara prej shekujsh, mban 18,5 për qind të popullsisë turke. Kjo do të thotë se nga 100 persona që jetojnë në Turqi, mbi 18 prej tyre jetojnë në ish-kryeqendrën e Perandorisë Osmane.
Stambolli, një nga qytetet më të populluara në botë, nga aspekti i popullsisë është sa 1,7 herë më i madh se Londra, 4 herë më i madh se Berlini dhe 6,5 herë më i madh se Parisi.
Sipas 'TRT', ai ka popullsinë më të madhe se 145 shtete në botë nga 216 shtete dhe territore gjithsej.
Stambolli me një popullsi prej 14 milionë e 804 mijë 116 banorë lë pas shtetin afrikan të Çadit me 14,4 milionë banorë, Kubën me 11,5 milionë banorë, Tunizinë me 11,4 milionë banorë, Belgjikën me 11,3 milionë banorë, Bolivinë me 10,9 milionë banorë, Greqinë me 10,7 milionë banorë, Republikën Çeke me 10,5 milionë banorë, Portugalinë me 10,3 milionë banorë, Suedinë me milionë banorë, Hungarinë me 9,8 milionë banorë, Austrinë me 8.7 milionë banorë, Izraelin me 8.5 milionë banorë, Zvicrën me 8.3 milionë banorë, Bullgarinë me 7,1 milionë banorë, Serbinë me 7,1 milionë banorë, Danimarkën me 5.7 milionë banorë, Singaporin me 5.6 milionë banorë, Shqipërinë me 2.8 milionë banorë, Kosovën me 1,9 milionë banorë, etj.