Flash News

KRYESORE

Në studio me juristen e ministrisë, gazetari Murati: Diversion që tregon se qeveria s'ka vullnet për të dialoguar

Në studio me juristen e ministrisë, gazetari Murati: Diversion që

Gazetari Erl Murati, i ftuar në studion e emisionit ‘Dritare’, ka reaguar pasi u zbulua se Adelina Laci, që hiqej si studente ishte punonjëse e Ministrisë së Arsimit.

Murati thekson se diversione të tilla tregojnë se qeveria nuk ka asnjë interes për të dialoguar me studentët.

“Një juriste e ministrisë së Arsimit e infiltruar si studente në "Dritare" te Rudina Xhunga. Të rinjtë zbuluan ‘live’ mashtrimin - reklama në mes të emisionit - juristja u largua. Këto diversione të qeverisë tregojnë se nuk ka asnjë pikë vullneti për të dialoguar me studentët ndershmërisht”, shkruan Murati në ‘Facebook’.

Juristja u dëbua nga gazetarja Rudina Xhunga, pasi u identifikua nga Taulant Muka si punonjëse e Ministrisë së Arsimit.

U prezantua si studente ekselente, dëbohet nga emisioni e infiltruara e Ministrisë së Arsimit

Denoncohet ‘studentja’ e ftuar në emisionin ‘Dritare’: Është juriste e Ministrisë së Arsimit

Të fundit