Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Negociatat, rizgjohen shpresat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Shtohen shpresat për Tiranën dhe Shkupin zyrtar për fillimin e negociatave gjatë këtij viti.
Pas Francës, edhe Komisioni i ri Evropian, si dhePresidenca Kroate e Këshillit Europian kanë mbështetur anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa ka pohuar se nuk do të ketë rregulla të reja, shkruan DW.
“Pritshmëritë e Shqipërisë drejtohen tek Samiti i Zagrebit BE-BP, i cili do të mbahet me 6-7 maj, i konsideruar si ngjarja më e rëndësishme e Presidencës kroate, që ka nisur punën me moton, "Një Europë e fortë, në një botë sfidash”.
Që Franca po rishikon qëndrimin e saj për të ҫbllokuar hapjen e negociatave e bëri publike Presidenti Macron, në takimin e tij në Paris me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, (7.01.2020). Presidenti francez deklaroi se "Franca uron që Samiti i Zagrebit të jetë një moment uniteti dhe një sukses për Europën”. Në rastin konkret, uniteti dhe suksesi do të realizohen nëse Samiti i Zagrebit ia del mbanë t'u japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, një datë për hapjen e negociatave të pranimit.
Gledis Gjipali, Drejtor i "European Movement´- Albania”, me seli në Tiranë, thotë për Dutsche Wellen se deklarata e Presidentit Macron nënkupton arritjen e një konsensusi të gjitha vendeve anëtare të BE për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
"Kemi një fleksibilitet në rritje të Presidentit Macron kundrejt vendimit të tij të prerë në tetorin e kaluar, kur bllokoi procesin e zgjerimit deri në reformimin e metodologjisë së procesit të zgjerimit. Deklarata e tij për një samit të suksesshëm uniteti nënkupton vullnetin e Francës për të zgjidhur ngërҫin e zgjerimit”, thotë për DW, Gledis Gjipali.
Por, a do të fillojë me Shqipërinë dhe MV metodologjia e re?
Deklarata shpresëdhënëse e Presidentit Macron për rishikim të qëndrimit bllokues të Francës u shoqërua me vlerësimin për ndryshimet e pritshme në metodologjinë e procesit të negociatave. Ai i quajti ato "një parakusht për hapjen e negociatave me vendet kandidate” edhe pse ndryshimet e propozuara nga Franca janë pritur ftohtë nga një numër i konsiderueshëm vendesh anëtare të BE.
Në një propozim drejtuar Komisionit Europin, (KE), në mes të dhjetorit të kaluar, 9 vende anëtare të BE - Austria, Çekia, Estonia, Italia, Letonia, Lituania, Malta, Polonia dhe Sllovenia - i propozojnë KE që "ndryshimet në metodologjinë e procesit të zgjerimit të mos ndikojnë në vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.
"Propozimi alternativ i 9 vendeve anëtare të BE është një kundërpërgjigje ndaj atij francez që vendos reformimin e metodologjisë së procesit të zgjerimit, para marrjes së vendimit për Shqipërinë dhe MV. Në këto kushte, që procesi i hapjes së negociatave të ҫbllokohet, e vetmja rrugë është arritja e një kompromisi. Europa është e bazuar mbi kompromisin,” thotë Gledis Gjipali.