Flash News

KRYESORE

Nesër protestë kombëtare, studenti: Drejtoreshat e shkollave të mos pengojnë gjimnazistët

Nesër protestë kombëtare, studenti: Drejtoreshat e shkollave

Këshillat Studentorë kanë njoftuar se ditën e nesërme do të mbahet një protestë kombëtare për të kërkuar sërish plotësimin e tetë kërkesave.

Një prej studentëve, i ka bërë thirrje drejtoreshave të gjimnazeve të Tiranës që nesër të mos i pengojnë nxënësit të cilët duan t’i bashkohen protestës.

“Gjatë protestës së nesërme, u bëjmë thirrje të gjithëve, sidomos drejtoreshave të shkollave të Tiranës, të lejojnë gjimnazistët të vijnë këtu. Ata do të jenë nesër”, u shpreh studenti për ‘Ora News’.

Ndërkohë sot protesta është njoftuar se do të nis në orën 11:00 para godinës së kryeministrisë.

Të fundit