Flash News

KRYESORE

Ngjarja në Kavajë, jepet masa e sigurisë për Marsida Qatjan

Ngjarja në Kavajë, jepet masa e sigurisë për Marsida Qatjan

Gjykata e Kavajës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Marsida Qatjan.

Nga hetimet rezultoi se në banesën e saj, ku u vra edhe Dritan Haxholli ishte konsumuar kokainë.

Pikërisht për përshtatje të ambienteve për përdorim droge, Prokuroria nisi zyrtarisht hetimet ndaj Qatjas, duke kërkuar për të “detyrim paraqitje”.

Prokuroria ka sekuestruar edhe pasaportën e Qatjas, pas informacioneve se do të largohej jashtë vendit.

Kujtojmë se Marsida Qatja, është marrë disa herë në pyetje nga Prokuroria pas dëshmive kontradiktore për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kavajë.

Të fundit