Flash News

KRYESORE

Ngjarja/ Në PS-në e Durrësit ka klane, përplasje fizike për postet në bashki

Ngjarja/ Në PS-në e Durrësit ka klane, përplasje fizike

Partia Socialiste në Durrës nuk po kalon aspak një moment të qetë. Kjo për shkak të luftës për pushtet mes socialistëve në qytetin bregdetar.

Aq problem është i kthyer kjo luftë, sa nuk ka munguar edhe konflikti fizik. Kështu raporton ABC News.

Në mbledhjen e PS ka pasur debate e po ashtu edhe dhuna nuk ka munguar. Shkak kanë qenë emërimet në bashkinë e qytetit. Socialistët lokalë janë inatosur pas vendimit si nënkryetare të Etleva Kondit dhe disa emrave të tjerë të ardhur nga Tirana.

Situata po përkeqësohet edhe më shumë, në prag të zgjedhjeve për kryetar të Partisë Socialiste Durrës. Janë dy klane socialistësh që po luftojnë për pushtet, ata që mbështesin kandidatin e vetëshpallur Ardit Kërtusha dhe grupi tjetër që mbron kryetarin aktual Luan Zaza.

Ky i fundit sipas burimeve për ABC News disa ditë më parë u konfliktua me Armant Tragajn sekretar i këshillit bashkiak Durrës, pasi kanë propozuar shkarkimin e tij nga detyra që mban. Tragaj në këtë pozicion që prej 2016 nën siglën e LSI-së, nuk e ka pritur mirë propozimin për largim, që pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak. Ai u përplas fizikisht me Zazën, në ambientet e një lokali pranë bashkisë.

Të fundit