Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Nishani e tejkalon Berishën: I takon Bashës të bashkojë PD-në; të larguarit të njohin kryetarin
Bujar Nishani e ka tejkaluar propozimin e Sali Berishës dhe i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të ndërmarrë hapat për bashkimin e Partisë Demokratike dhe të gjithë të djathtës shqiptare.
Ish-kryetari Berisha ka kërkuar bashkim dhe kompromis nga palët, por Nishani i është drejtuar drejtpërdrejt Bashës, si personi që duhet të ndërmarrë iniciativën dhe jo t’a presë këtë nga një palë e tretë.
Në emisionin ‘Byro Politike’, në Abc News, ish-presidenti Nishani tha se PD duhet të bashkojë të gjitha resurset e saj, që prej viteve ’90, dhe të larguarit të riaktivizohen dhe të vendosen në radhën e parë.
Ai kërkoi gjithashtu nga kritikët e Bashës që t’a njohin këtë të fundit si kryetar të partisë.
“Debati, sidomos kur je në opozitë krijon interpretime dhe krijon atë idenë e përçarjes. Kam respekt personal për personat e përfshirë në debat. Janë njerëz me kontribute për politikën dhe shtetin. (Bashkimi) Ajo nuk bëhet me fjalë dhe me urdhër të caktuar. Do të doja që të gjitha resurset e PD që nga themelemi dhe që nuk janë sot në radhën e parë, në një formë apo në një formë tjetër, të riaktivizohen, të rishfaqen dhe kjo patjetër që duhet të drejtohet nga kryetari i partisë. Nuk mund të jetë një person ekstra. I takon liderit të jetë më zemërhapur dhe më gjithpërfshirës dhe më pas i takon kujtdo që të njoh institucionin e kryetarit”, u shpreh Nishani.