Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
"Nuk e dija fare që isha ftuar për të folur për këtë pjesë", intervista super e sikletshme e Gracianos tek Rudina
Politiko
22 Maj 2020, 21:00
Sot, i ftuar në "Rudina" tek Tv Klan ka qenë balerini Graciano Tagani. Gjatë intervistës, u krijua një situatë e sikletshme.
“Ke bërë disa deklarata shumë të forta! I ke bërë fillimisht në një program në “Ora News” dhe më pas lajmi u shpërnda në të gjitha portalet. Duam të dimë më tepër sepse janë deklarata të forta”- e pyeti Rudina balerinin, ndërsa ai u përpoq të sqaronte se nuk ishte ky konteksti i deklaratës së tij.
Moderatorja vazhdoi t’i mëshonte faktit që kishte përmendur lëndët narkotike dhe madje e vendosi pjesën e intervistës së tij në studio.
“Po, por ke përdorur lëndë narkotike dhe kjo nuk dihet… Dalin për të pirë një pije, por jo për të pirë kokainë njerëzit. Pra Graciano, përgjigja ishte shumë e qartë. Konsumimi i substancave narkotike është i paligjshëm,”- vazhdoi më tej Rudina.
“Unë nuk e dija fare që isha ftuar për të folur për këtë pjesë, për të folur për këtë. Por megjithatë, meqë e hape ti unë po vazhdoj të ta sqaroj edhe njëherë. Konteksti nuk është për akuzë ndaj VIP-ave, është për njerëzit që dalin natën që normalisht edhe pinë, edhe bëjnë, është puna e tyre nuk është puna ime. S’ka çfarë më duhet fare,”- tha balerini. “Je ti për legalizimin e marijuanës?“- ishte një tjetër pyetje e Rudinës që e vuri sërish në siklet Gracianon. “Dëgjo, se po më bëni mua si boss droge. Unë nuk jam konsumues i hashashit,”- sqaroi ai.