Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Nuk kursehen në fjalor/ Albin Kurti fut në sherr analistët shqiptarë në studion e Fevziut
Intervista e dhënë nga kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti në emisionin “Opinion” për bashkimin kombëtar ka futur në sherr analistët shqiptarë të ftuar në studio. Preç Zogaj mendon se ai u tërhoq nga ideja e bashkimit kombëtar dhe fshihet te Bashkimi Kombëtar në 1992.
“Ti ke predikuar tërë kohën bashkimin kombëtar, ti e kupton që duhet të tërhiqesh…”, tha Zogaj.
Armand Shkullaku: Ti po manipulon me këtë deklaratë dhe po thua se ai burri aty nuk paska t*pe për ta bërë këtë…
Preç Zogaj: Pjesën tjetër, unë di këtë gjë që Kurti është identifikuar si politikani që ka si flamur çështjen e bashkimit kombëtar. Kur vjen një moment që një politikan përballet me realitet dhe ftohet në skenë për të ekzekutuar tezat e tij përballet me një realitet tjetër. Dialogu është një interes i Kosovës por dhe i Serbisë.
Andi Bejtja: Intervista dje kishte teza sa të plasje, dukej më shumë si filozof. Është një abazhur që ka ndryshuar politikën shqiptare, median dhe të gjithë. Ka sjellë një dinjitet që politikës shqiptare i mungonte prej kohësh. Me Albin Kurtin para së gjithash ka mbaruar teza e pazareve. Dialogu do vazhdojë, Brukselit do ti vërë kornizat, Kosova nuk do jetë temë por do jetë palë.
Henri Çili: Intervista kishte përmbajtje shumë problematike. Vetëvendosje është kundër perëndimit….
Andi Bejtja: Hë mo, ça janë këto budallaqe tani…
Henri Çili: Është kundër demokracisë, kundër tregut dhe kundër Zotit.