Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Elidon Dodaj
Nëse fama e tij do të kishte qenë e dukshme, ose mediat ta kishin ndjekur nga pas do të ishim habitur që të gjithë për zemërgjerësinë (bujarin) e madhe që del nga zemra e një personi që shumica e njerëz e kanë njohur nga media për kritikat konstruktive, mesazhet e forta e ndonjëherë qëmtuese drejtuar politikes dhe mbarë popullit. Po ju shkruaj për një prift katolik, ipeshkëv, sot Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë – Durrësit, një at’ që do ta donin të gjithë ta njihnin nga afër. Këto fjalë dëgjon gjithmonë pasi miqtë, të njohur e të panjohur takohen me të. Imzot George Frendo, apo pader Gjergji siç shumë besimtarë, por jo vetën e thërrasin kudo - besoj se e ka dëgjuar zërin e Zotit dhe bindjen ndaj Kishës kur ka zgjedhur që një pjesë të jetës së tij t’ia kushtoj Kishës Katolike në Shqipëri, e pikërisht Arqidioqezes Tiranë – Durrës. Në kujtimet e shkrimet e tija, na tregon se si erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe as e kishte menduar se do gjente një Shqipëri që kishte dëgjuar. Por, pas asaj vizite të parë, dominikani i veshur me zhgunin e tij të bardhë, që shpesh qytetarët teksa ecte rrugës kanë ndalur e kanë mënduar se mos është vetë papa, do të prekte çdo skaj të Durrësit nëpër kënet e deri në bregdet, duke vizituar familje për familje, duke u bërë një antar i tyre, për nga thjeshtësia që e karakterizon edhe sot e kësaj dite si një nga prelatët më të lartë të katolicizmit në vend.
Ju ka hasur ndonjëherë të jeni duke lexuar libra, duke dëgjuar muzike apo parë ndonjë film, ku batutat dhe thëniet epope zënë vend për tu përqendruar, të tilla janë predikimet, homelit, fjalimet, bashkëbisedimet e Imzot Frendos, në kremtime fetare, takime zyrate, mbledhje e konferenca. Ai përtej bagazhit prej një intelektuali, dëshiron që edhe më i fundit ta kuptoj. Ndonjëherë thëniet e mençura që përdorë duken tepër të vështira sidomos për një pjesë të madhe, por ai i laton mirë fjalët e mesazhet që pak, shumë pak njerëz kanë guxuar e guxojnë të flasin në shoqërinë tonë.
Gjatë një intervistë teksa përgatitej për t’u shprehur rreth pyetjeve, dëshiron nga gazetarja që pyetje të jenë sa më të qarta, sepse ai dëshiron që edhe përgjigjet të jenë të tilla. Unë jam bari i grigjës së Zotit, shpall Lajmin e Mirë, nuk jam politikan – ne lutemi që politikanët të dëgjojnë zërin e popullit, i cili u ka besuar votën e ato të jenë zëri i tyre dhe vetëm kështu populli ynë shqiptar do të përparoj. E akoma pa nisur mirë intervista, mes rutinës së tij, skrivania përplot libra, laptopi ndezur duke shkruar e duke iu përgjigjur çdo e-mail, celulari që nuk pushon; nuk dëshiron të lërë asnjë pa përgjigje. I hapur, po po një ipeshkëv, që pret çdo ditë në zyrën e tij dhjetëra njerëz të të gjitha shtresave e besimeve dhe asnjëherë refuzues për askënd, i dëgjueshëm dhe këshillues. Pyetjes së kur do pushosh, përgjigja e tij është e gatshme: kur të vdes!
Që prej tre vitesh Imzot George Frendo tashme është shtetas shqiptar, por edhe pa qenë i tillë, ai që prej ditës së parë që shkeli tokën tonë e ka konsideruar veten si në familje, sepse shpesh kujton se edhe ai vjen nga një familje e madhe, po si jo e varfër sidomos gjatë fëmijërisë së tij, ku shumë shpejt ngelet jetim dhe peripecitë nuk kishin fund derisa arriti të arsimohej. Në kohën kur ai lindi e disa vite me radhë jetoj po të njëjtat vështirësi që pjesa më e madhe e familjeve shqiptare ka kaluar – e për Imzot Frendon, varfëria më e madhe sot është zbrazja e Shqipërisë. Ishte viti 1997, ku të gjithë dëshironin të iknin, të largoheshin njëherë e mirë nga Shqipëria, ai së bashku me bashkëvëllezërit e tij dominikan, zgjedhin të zbresin në Durrës, pikërisht për tu shërbyer besimtarëve që kishin zbritur asokohe kryesisht nga malet e thella të Mirditës, e krejt veriut. Për banorët e kësaj zone padre Gjergji, u bë babai jo vetëm shpirtërorë, por edhe ai që u ndryshoj jetën të gjithëve. I vetëm me vëllezërit e tij dominikan punuan aq shumë që familjet e periferisë së Durrësit të fitonin dinjitetin që po zvenitej në atë kënet. I dashuruar pas studimeve që në fëmijëri, kurrë nuk pushoj duke kërkuar tek miqtë e tij që tu mundësohej të rinjve nga familjet në nevoje studimet, që ato një ditë të jenë të zotët e vetës, komunitetit dhe vendit. Gjë të cilën Imzot Frendo e bën edhe sot e kësaj dite si arqipeshkëv në ndihmë të studentëve të arqidioqezes së tij. Për të dioqeza është familja e tij, pa ta ai ndjehet i humbur e larg tyre.
Në përvjetorin e tij të 50-të si prift, pas një kohë të gjatë iu rikthye lexuesve me nje libër me përmbledhje duke e titulluar “Bisedoj me miqtë e mi”. Imzot Frendo në fjalën e tij të parë si ipeshkëv u drejtohet popullit: “Të jem ipeshkëv nuk do të thotë të kem një karrierë, një punë, një profesion, por është një mundësi e re për t’i shërbyer Zotit dhe popullit sipas gjurmëve të Krishtit”. Pas 15 vitesh ai vijon ta ketë si lajtmotiv këtë fjalë së bashku me moton e tij “Bariu dëgjoftë zërin e deleve”, ashtu i urtë duke kërkuar për çdo dele të humbur, e cila dëshiron të kthehet sërish atje ku ka nisur udhëtimin.
I dashur nga të gjithë, por aq i dashur edhe nga bashkëvëllezërit e tij të krishterë, ortodoksët, ungjillorët, po aq i dashur edhe nga myslimanët e bektashinjtë, shumë i dëgjueshëm edhe nga ata që besojnë apo jo, ateist apo teist, të gjithë të vëmendshëm për të dëgjuar nga urtësitë e tija. I zgjedhur përgjatë këtyre viteve si kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, ai nuk i ka ndalur asnjëherë kritikat, por edhe vlerësimet në të mirë të popullit e të vendit tonë Shqipërisë. “Kishat tona janë të mbushura plotë me të rinjë” – shprehet shpesh Imzot Frendo. Nuk e ka thjesht tek Kisha Katolike, e ka tek populli ynë shqiptar, i cili është një popull i ri, e ai ka njëfarë frike kur e thotë këtë sepse gjithmonë sheh se si kjo rini çdo ditë e më shumë po zgjedh largimin, emigracionin si zgjidhje të vetme. Ai shtron pyetje të fuqishme drejtuar shoqërisë sonë: “Kush kujdeset për të varfrit… punëtorët?” Na kujtoj se: kur do të bëhet një protesta kundër korrupsionit…, apo në mbrojtje të të varfërve… kush e vret mendjen për të varfrit? Kujt i bëhet vonë? Imzot Frendo, e njeh shumë mirë realitetin tonë ai di të të tregoj se si varfëria ka kapluar shumë familje. Madje duke na kujtuar se si familja shqiptare rropatet për të paguar çmime astronomike për qirat, afrofet e ujit, e dritave… Janë të panumërta çështjet që ai dëshiron e ngre zërin çdo ditë duke iu drejtuar atyre që janë zgjedhur, “nga të cilët varet e ardhmja e shumë njerëzve të mjerë”. “E nëse je i varfër? Kujt i bëhet vonë?! “Nuk është puna ime” të përgjigjen. “Xhepi im nuk ka miq!” ashtu i ka thënë një kirurg një pacienti të varfër – shkruan Imzot Frendo në librin e tij.
Faleminderit Imzot Frendo, që në këto 15 vite ipeshkëv i ke shërbyer jo vetëm Kishës Katolike në Shqipëri, por gjithë vendit tonë duke ngritur zërin tuaj, zërin e atyre që janë pa zë, që një ditë më ndihmën e Zotit, të kthehet dinjiteti që i takon secilin në shoqërinë tonë shqiptare. Si thotë urimi i moçëm shqiptar: Zoti të rrit pushtetit, e paç bekimet e Tij!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38