Flash News

KRYESORE

OSBE ul sërish në tryezë PS dhe PD për Reformën Zgjedhore, ku do të fokusohet diskutimi

OSBE ul sërish në tryezë PS dhe PD për Reformën

Opozita jashtëparlamentare i është përgjigjur sërish ftesës së OSBE për t’u ulur në një tryezë me mazhorancën për Reformën Zgjedhore.

Ky takim ka nisur sot dhe ndryshe nga ai i pari, i mbajtur disa javë më parë, zhvillohet në nivel teknik me dyer të mbyllura.

Në tryezën e sotme, PD ka mandatuar dy përfaqësues, Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Muharrem Cakën.

Në tryezën e sotme diskutohet çështja e financimit të partive politike në fushatat zgjedhore, një pikë që ka ‘ndezur’ vazhdimisht debate mes forcave politike.

Opozita kërkon që shpenzimet e partive në fushatë të mbulohen në masën 100% nga shteti, duke shmangur kështu financimet private

Po ashtu, PD ka kërkuar si kusht që reforma të realizohet me praninë e ndërkombëtarëve, pasi nuk e njeh Komisionin e Posaçëm Parlamentar.

Ndërkaq, kujtojmë se palët po punojnë të ndara lidhur me draft-propozimet për reformën Zgjedhore, një nga kriteret e Bundestagut gjerman.

Të fundit