Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Pa censurë, pa shef dhe pa orar; Angela AK rrëfen për "vlogging" si profesion dhe historia e dashurisë me Klajdin
Politiko
14 Shkurt 2020, 17:00
Nën emrin "Angela -AK", Anxhi është një nga blogeret më të dashura për shqiptaret, e cila publikon video të ndryshme nga jeta dhe përditshmëria e saj, trajton tematika të cilat shpesh i kërkojnë fansat që ka në kanalin në Youtube apo dhe pasqyron udhëtimet që bën. "Luksi" nuk është kryefjalë e vloge-ve të Angela-s, por "jeta normale". Kjo punë i pëlqen shumë shqiptares sonë që jeton në Itali me të dashurin e zemrës, bashkëshortin e saj dhe tashmë "vlogging" e konsideron edhe si punë, të cilën nuk do e ndërronte me asgjë. Por si u bë Anxhela vlogere? E gjitha nisi pas martesës së saj me Klajdin (të cilin fansat e Anxhelës e njohin shumë mirë). Me Klajdin, 24-vjeçarja u njoh në Elbasan, të dy emigrantë të cilët kthehen në vendin e tyre në muajin gusht për një dasmë të përbashkët. Dhe më pas dashuria thjesht lindi dhe u konkludua me një dasmë shumë të bukur dhe të madhe. Distanca jo vetëm që e shtoi dashurinë mes dy "pëllumbave të kësaj historie", por edhe "i shkriu nga lekët, siç tregon dhe Anxhela: "Jeta jonë ka ndryshuar veç për mirë. Kemi pasur një marrëdhënie që zgjati katër vite në distancë për shkak të studimeve të mia. Takoheshim një herë në muaj, por kjo gjë na bëri të varfër se biletat kushtojnë goxha." (qesh) . Anxhela sakrfikoi gjithçka për të shkuar pranë Klajdit në Itali, ku tani edhe jetojnë bashkë:. Por Klajdi është tipi i bashkëshortit që çdo vajzë e grua do të ishte e lumtur ta kishte. Di të surprizojë të dashurën e tij të zemrës, i dhuron lule e madje i lan dhe enët dhe këtë se ka problem ta demonstrojë edhe para mijëra ndjekësve të Anxhelës që ajo ka në Youtube. "Prej një viti e gjysme bashkjetojm edhe Klajdi eshte tipi i burrit qe lan enët sepse do që unë të çlodhem edhe pse unë s`kam pune fikse dhe ai ka. Me sjell lule ose dhurata kur kthehet nga puna. Kalojmë shumë kohë bashkë për shkak të xhirimeve të videove, e kjo gjë na ka afruar edhe më shumë si çift se është një pasion i përbashkët kanali që kemi në Youtube. Lidhjes sonë i është bashkuar dhe qeni që kem, i cili na jep shumë dashuri dhe lumturi,"- tregon Anxhela për "Politiko". Klajdi jo vetëm që e mbështet Anxhelen në këtë nismë të re, por madje ka qenë ai shtysa kryesore që Anxhi të bëhet vlogere: "Më shtyu Klajdi ta hap se unë në fillim e kisha me 2 mendje por tani që çdo gjë ka ecur kaq mire jam shumë e kënaqur që kam një burrë kaq kokëfortë që nuk pranon jo si përgjigje." Por kur ke një kanal në Youtube dhe je vlogere, sigurisht që shikueshmëria është e rëndësishme. Si e ka përjetuar Anxhela vështirësinë fillimit pasi një vajzë, e panjohur për publikun shqiptar, del në sugjerimet e Youtube. "Për shumë muaj shikueshmëria ishte e paktë. Pas 6 muaj pune, arrita të kem 1000 subscribers (ndjekës) që ishte dhe qëllimi i parë. Ajo qe shihja unë është se ato njerëz që më ndiqnin, edhe më komentonin. Ishin shumë interaktiv. Akoma edhe sot nuk e di se si i kam arritur ne 22.000 subscribers, por ajo që njerëzit më tonë më shumë është se tek unë gjejnë një pjesë të vetes. Tek videot e mia jam shume reale dhe mbase kjo është ajo që njerëzit vlerësojnë dhe pëlqejnë." Ndërkohë, gjëja më normale edhe pse shumë shqetësuese, në jetën e një vlogeri apo blogeri, janë dhe komentet negative apo "haters" siç edhe quhen në gjuhën kibernetike. Por sa është ndikuar Anxhela nga këto komente? "Në fillim ndikohesha, është mese normale. Mendon që unë kam bërë kaq punë për te xhiruar e për te edituar, dhe disa njerëz nxirrnin ligësi për gjera absurde si p.sh se nuk kisha Iphone-n e fundit e nuk mundesh ttë jesh vlogere pa patur atë. Por shumë shpejt kuptova që nuk ja vlen. Ndonjëherë kthej përgjigje për shaka por tani as nuk i vërej sepse ka aq shume komente pozitive qe nuk kam kohe te mendoj për 1 ose 2 negative."
"Jetesa normale" është tematika që Angela Ak (siç e ka emrin në kanalin e saj në Youtube) ka zgjedhur të promovojë. Pa gënjeshtra dhe pa shtirje. Çdo gjë që pasqyron, ndodh me të vërtetë. Blen rroba tek të përdorurat dhe madje edhe ju mëson taktika "fitimi" ndjekësve të saj. Ju tregon edhe çfarë të mos përdorin dhe të mos shpenzojnë kot. Ndonjëherë, bën video me tematikë që i kërkojnë ndjekësit. Por për të sjellë kreativitet në temat që trajton, e ndihmon padyshim Klajdi. Madje, videot më të preferuara të Angela Ak, janë ato të cilat kanë dhe Klajdin të përfshirë. Por pse vlog-e në shqip dhe të mos e ketë kanalin ndërkombëtar (pasi fitimet do të ishin më të mëdha)? "Para se të hapim kanalin kishim diskutuar gjatë për gjuhën që do flisnim. Italishten e flas më keq se shqipen kështu që e hoqëm si opsion e ngeli greqishtja e shqipja. Zgjodha gjuhën tonë se pashë që Youtube nuk ështeë akoma shumë i përhapur si në vendet e tjera. Nuk do e beja vlogun në një gjuhë tjetër sepse në këtë mënyrë s`do mundej të ishte pjesë e kanalit Klajdi, e për mua Klajdi është personazh kryesor i kanalit." Sa kohë merr menaxhimi i një kanali në Youtube? Nuk duket si punë e madhe por në realitet është. Xhirimet varen se unë bëj vlog e shumicën e rasteve tregoj ditët e mija d.m.th mbaj kamerën në dorë nga mëngjesi e deri në darkë. Nëse bej njëvideo në të cilen do jap thjesht këshilla ose do tregoj produkte atëherë xhirimet zgjasin afro 1 ose 2 orë. Por montimi është pjesa më e vështirë. Për një video të thjeshtë, montimet duan 3 deri në 6 orë e për një video më të gjatë që do më shumë vëmendje si p.sh vloget që janë postuar nga vizita që kishim në Londër, montimi zgjati1 jave deri në 10 ditë. Por a është fiksuar Anxhela pas pëlqimeve dhe komenteve të videove që poston? Jam e fiksuar të shoh që a ju pëlqejnë njerëzve videot e mia, por jo pas klikimeve. Pasi disa video ecin e disa jo. Disa të tjera mund të kenë më shumë klikime një muaj pasi janë publikuar. Kështu që kjo pjesë nuk ka shumë rëndësi për mua. Por më pëlqen shumë të lexoj komentet e çfarë thonë ato e akoma më shumë më pëlqen t`i përgjigjem atyre. Si e projekton të ardhmen? Unë kam dëshirë të fokusohem te vlogu. Youtube më jep më shumë mundësi sesa profesioni im. Është një punë kreative edhe pjesa më e rëndësishme është që është një pune e imja, s`kam pronar as orar pune. Zgjedh vetë çfarë do them e si do e them e nuk do e ndërroja këtë me asgjë në bote. Sot, është dita e të dashuruarve. Sigurisht që duam një mesazh nga një vajzë që e jep me shumicë dashurinë dhe ka njerëzit e duhur pranë. Për njerëzit qe u mungon dashuria mund të them vetëm që të mos dorëzohen. Të japin dashuri, te japin aq sa kanë rreth e rrotull, në shoqëri, nga familje, në një njeri në rrugë që nuk e njohin. Unë mendoj që atë që japim në jetë, ajo na kthehet. Po qe se jep dashuri atëherë do marrësh dashuri mbrapsht. Njerëzit që nuk janë mjaftueshëm mirënjohës, si fillim nuk i kuptoj, por duhet mos të kenë shumë pretendime për mendimin tim. Duhet të kënaqen me gjërat e thjeshta e të vogla se dashuria është gjëja më e bukur në botë e po e kanë duhet t`i mjaftojë kjo si gjë. Politiko.al
Të fundit
“Mos e lëshoni frontin!”, ish oficeri në protestë: Më japin pension që të rri urtë
10 Qershor 2026, 20:40
Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt
10 Qershor 2026, 19:55
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01