Flash News

KRYESORE

Paloka: Vështirë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Paloka: Vështirë që vendi të shkojë në zgjedhje

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, deklaroi se kryeministrin Edi Rama e detyroi opozita e bashkuar që të ulej në tryezën e reformës zgjedhore. Ndërkohë që ai e quajti Damian Gjiknurin, bashkëkryetarin në komisionin e Reformës Zgjedhore si “llum”.

“Ne nuk përcaktojmë cilin do të zgjedhë Rama nga llumi i tij dhe ta vërë në tryezë me opozitën. Detyrimi ynë është dhe e kemi kërkuar atë tryezë se janë dy palë që duhet. Rama ka gjetur përfaqësuesin e denjë të rilindjes. Nuk përcaktojmë ne kë do të vërë PS përballë nesh.”, tha Paloka në “Ora News”, duke shtuar “Krizën politike kjo tryezën nuk e zgjidh. Kriza do zgjidhet nëse zbatohen të gjitha hapat që ka kërkuar Bundestagu gjerman. Dhe nga 9 pika, njëra për reformën përfshihet opozita. 8 pikat e tjera janë detyrime të qeverisë. Njëra nga këto 8 pika është dënimi i Damian Gjiknurit, të gjithë ata që janë kapur në krim zgjedhor. Për këtë do të ngulim këmbë, e nesër do të përgjigjet dhe Rama.”

Nënkryetari i PD-së nuk mendon se më pas vendi do të kalojë në zgjedhje të parakohshme.

"Nuk ka as marrëveshje të fshehta dhe as komplote. Por detyrimisht plotësimi i kushteve çon aty. Por unë e kam me rezerva të them po do shkojmë në zgjedhje, sepse në një vend normal dhe me qeveri normale dhe njeri normal ne krye te qeverise duhej të kishim shkuar në zgjedhje me kohë, sepse e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën janë zgjedhjet e parakohshme që do i japin shqiptarëve institucione legjitime..."

Të fundit