Flash News

KRYESORE

Pas SHBA e BE, reagon edhe ambasada britanike: Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë në vendin e parë

Duncan Norman, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka qenë gjithashtu mjaft aktiv për të inkurajuar palët në realizimin e Reformës Zgjedhore.

Ambasadori, Duncan Norman ka reaguar po ashtu pas ShBA dhe BE lidhur me dështimin e një marrëveshje brenda afatit, 31 majit, të Reformës Zgjedhore nga Këshilli Politik.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Norman shkruan se sot është dita kur Këshilli Politik të vendosë popullin shqiptar në vendin e parë dhe për të gjetur terrenin e përbashkët të nevojshëm për të ecur përpara vendin.

“Këshilli Politik u krijua për të sjellë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore në Shqipëri, për të përmbushur kërkesat e ODIHR. Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë në vendin e parë dhe për të gjetur terrenin e përbashkët të nevojshëm për të ecur përpara vendin”, shkruan ambasadori i britanik në twitter.

Të fundit