Flash News

KRYESORE

Pas Tiranës, kompania e Sadri Abazit, edhe tenderin e pastrimit të Kamzës. Guximi i 'Alko Impex', edhe pse është në shkelje të 2-fishtë të ligjit

Alko Impex, kompania e deputetit të PS, Sadri Abazi, që merr tendera publikë në shkelje të ligjit, siç raportoi dje Politiko.al, është në kërkim të një tjetër tenderi me para publike në Bashkinë e Kazmës. bëhet fjalë për pastrimin e territorit të kësaj Bashkie ku Alko Impex ka paraqitur ofertën e dytë më të ulët mes pesë firmave konkurente.

Kompania e familjes Abazi ka fituar më parë edhe jë tender të Bashkisë së Tiranës, gjithashtu për pastrimin, por i është pezulluar pas ankimimit të një prej firamve konkurente; megjithatë AI është sërish në garë me të njëjtën kompani për ta rimarrë tenderin e pastrimit të Bashkisë më të madhe të Shqipërisë.

Përveç një shkeljeje flagrante të ligjit, duke qenë se të afërmit e zyrtarëve nuk mund të fitojnë tendera publikë, Alko Impex guxon me jë shkelje të dytë, duke qenë se dokumnetacioni, si firmë e regjistruar në Kosovë rezulton i parregullt dhe me referenca të gabuara, duke qenë se 7 prej 8 punonjësve të saj kosovarë nuk i plotësojnë kriteret.

Firmat pjesëmarrëse në tenderin e pastrimit të Kamzës:

 

Të fundit