Flash News

KRYESORE

Përfshirja e Fredi Alizotit, ‘Babalja’ e mohon: Nuk ka lidhje me këtë histori, e kanë futur kot në valle

Përfshirja e Fredi Alizotit, ‘Babalja’ e mohon: Nuk ka lidhje

Albert Veliu hedh poshtë të gjitha pretendimet e Fredi Alizotit se është ai që është shtirur si Agron Xhafaj në audio-përgjimin ku flitet për trafik kanabisi drejt Italisë.

Veliu thekson se Alizotin e mbante si roje, por nuk ka lidhje familjare me të.

“(Fred Alizotin) E njoh por nuk kam lidhje familjare me të. Ai e ka ditur historinë time dhe e mbaja nga pas për të më mbrojtur, por nuk ka lidhje me këtë ngjarje. (Pretendimi i Alizotit) Nuk është i vërtetë. Merrni zërin tim, zërin e Alizotit dhe zërin e X-it (Agronit) dhe del se i kujt është. Janë të gjitha gënjeshtra dhe manipulime nga dikush tjetër që e ka futur në valle. Jepini dy shishe birra dhe do të dëgjoni shumë gjëra prej tij, është alkoolist”, u shpreh Albert Veliu në emisionin ‘Open’.

Sipas ‘Babales’, përgjimet e siguruara nga Prokuroria janë të gjitha të manipuluara.

Veliu thekson i bindur se zëri në audio-përgjimin të realizuar prej tij është i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Flet për herë të parë Albert Veliu: Në audio është zëri i Agron Xhafajt; po më bëjnë presion për të ndryshuar dëshminë

Akuzat për të vëllain, Albert Veliu: Nuk kam asgjë me Fatmrin, por të gjithën e kam me Agronin

Të fundit