Flash News

KRYESORE

Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Këshillit Politik, Yuri Kim: Kemi bërë progres, të gjitha palët të japin diçka që të fitojë Shqipëria

Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Këshillit Politik, Yuri Kim:

Ka përfunduar mbledhja e anëtarëve të Këshillit Politik me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe për Reformën Zgjedhore. Në fjalën e saj në përfundim të takimit ambasadorja amerikane Yuri Kim pas 9 orësh dialogu konstruktiv është për progres.

Sipas ambasadores, palëve politike iu është kërkuar "të bëjnë lëshime me qëllim që të fitoj Shqipëria". Nëse ato nuk e arrijnë konsensusin për çështje përtej rekomandimeve të ODIHR, atëherë duhet të heqin dorë nga këto kërkesa.

Diskutimet pritet të vijojnë sërish ditën e nesërme, ndërsa palët ende nuk kanë arritur në një marrëveshje.

Që të 3 ne ambasadorët kemi shpenzuar 9 orë në diskutime me anëtarët e Këshillit Politik. Ka qenë një ditë e gjatë dhe e vështirë por eshte bërë progres. Ka qenë e vështirë për të gjitha palët politike. Të gjithëve iu është kërkuar të japin që të fitoj Shqipëria.

Shqipëria është në një fazë kritike të historisë së saj, por 25 marsi ishte një pikë kthese për të. Një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Bashkimi Evropian ka vendosur një sërë kushtesh për Shqipërinë, mes tyre edhe realizimin e Reformës Zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODIHR.

Kështu qëllimi ynë sot dhe nesër, sepse do të ritakohemi përsëri nesër, është që Shqipëria të përmbush të gjitha rekomandimet e ODIHR me qëllim që të bëhet pjesë e BE. Nëse partitë do të arrijnë në konsensus për masa që shkojnë përtej rekomandimeve të ODIHR ne do të jemi dakord. Por nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar nuk arrihet atëherë palët nuk duhet t'i vazhdojnë më këto kërkesa.

Sikurse e kam thënë, që Shqipëria të jetë pjesë e Evropës, kjo është dëshira e popullit shqiptar por edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne do bëjmë gjithçka që kemi në dorë që kjo të arrihet”, tha ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Të fundit