Flash News

KRYESORE

Përplasja me Olti Currin dhe Encën, Rosela Gjylbegu: Më kanë rënë në qafë

Përplasja me Olti Currin dhe Encën, Rosela Gjylbegu: Më kanë

Këngëtarja Rosela Gjylbegu, veç talentit të saj në muzikë, bëri xhiron e mediave kohë më parë për zënkën virtuale me Olti Currin dhe më pas me Enca Haxhiun.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Rosela ka folur për raportin aktual me personat në fjalë, si dhe për situatën momentale të tregut muzikor shqiptar.

Jam munduar në maksimum, e para të mos kem konflikte me njerëzit, nuk jam natyrë konfliktuale. Tani ka njerëz që të bien në qafë, po patjetër. Më ranë në qafë, kurrë si kam rënë askujt në qafë, tek të dy rastet”– u shpreh Rosela.

“Po akoma nuk kemi mbërrit te pajtimi i gjaqeve. Unë mendoj që përgjigjen e dha vetë publiku. Unë nuk kam për çfarë të komentoj asgjë më shumë, asgjë më pak”– tha më tej ajo.

Ndërsa sa i përket tregut muzikor, këngëtarja u shpreh se është apak komod dhe i frytshëm për artistët. “Kam menduar që gjërat do vinin duke u rregulluar, por jo. Nuk funksionon tek ne tregu. Nuk funksionon e drejta e autorit. Ti çdo gjë e bën vetë, paguan vetë, nuk të kthehet asgjë mbrapsht. Artistët shqiptarë për të jetuar duhet patjetër të punojnë ose klubeve, ose duhet të merren me evenimente, dasma sepse është e pamundur. Kjo është e kushtëzuar”, tha Gjylbegu.

Debati me Olti Currin:

Ka qënë një koment i bërë nga Rosela, e pa përmendur një emër konkret, që nxehu Olti Currin në 2016-n. Rosela Gjylbegu ka komentuar jurinë e përcaktuar nga Ardit Gjebrea, për të vlerësuar artistët e rinj në “Kënga Magjike”, pjesë e së cilës është edhe Olti Curri. Ajo ka shkruar në postimin e mikeshës së saj se në juri ndodhet një balenë që s’ka lidhje me muzikën.  Olti reagoi më pas ashpër ndaj saj në Facebook.

Ndërsa shkak për konfliktin me Enca Haxhiun u bë deklarata e Gjylbegut në një emision televiziv, se këngëtarja me të cilën nuk do të bashkëpunonte ndonjëherë është Enca.

Të fundit