Flash News

KRYESORE

Pjesëmarrje e kotë e Shqipërisë në Samitin e Triestes, nuk ka asnjë projekt për të prezantuar

Pjesëmarrje e kotë e Shqipërisë në Samitin e Triestes,

Procesi i Berlinit, i cili vijon me Samitin e Triestes më 13 korrik, është kthyer një takim liderash të Ballkanit Perëndimor me ata të BE-së, ku bëhen disa foto dhe firmoset një deklaratë për nevojën e bashkëpunimit dhe vetëm kaq. Projektet që prezantohen nga vendet ballkanike prej vitesh nuk po gjejnë financim në Bruksel.

Kjo situatë reflektohet edhe në prezantimin e Shqipërisë në Trieste, ku kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk do të kenë asnjë projekt infrastrukturor me vete.

Ambasadori Italian në Shqipëri, Alberto Cutillo gjatë një takimi në Rezidencën e Ambasadës, ku u prezantua informacion lidhur me Forumin e Biznesit, që do të mbahet në këtë samit, vuri në dukje mungesën e propozimeve nga vendi ynë.

“Nuk ka projekte konkrete për Shqipërinë në infrastrukturë, ndryshe nga ai i mëparshmi ku ishte projekti i hekurudhës Tiranë-Durrës’, tha ai. “Shpresojmë që në edicionin e ardhshëm të ketë projekte”.

Dështimi i këtij procesi tashmë është i qartë dhe Berlini ka shpikur një tjetër nismë të quajtur ‘Berlini plus’, që pretendon të mbajë me shpresë ballkanasit të paktën edhe për 4-5 vitet e ardhshme.

Të fundit