Flash News

KRYESORE

Portieri i Napolit kalon tek Milan, firmos tre sezone

Portieri i Napolit kalon tek Milan, firmos tre sezone

Portieri 35-vjeçar Pepe Reina, do të kalojë në qershor tek ekipi i Milanit, ku do të përfitojë 3 milionë euro në sezon.

Në pritje për të kuptuar nëse Donnarumma do të qëndrojë vitin e ardhshëm në Milano, kuqezinjtë kanë kërkuar spanjollin që mbron portën e Napolit prej 3 sezonesh.

 Sipas “Gazzetta dello Sport”, Milani ka vënë në dijeni Napolin, përpara se të zyrtarizojë kontratën me portierin Reina.

Napoli, duke ju referuar moshës, nuk e ka parë të arsyeshme të ofrojë një kontratë shumëvjeçare për portierin, ndërkohë që Milani i ka ofruar 3 milionë euro në sezon për 3 vitet e ardhshme.

Të fundit