Flash News

KRYESORE

Pranoi se ‘Botërori 1998’ është trukuar, Platini: Mendoni se të tjerët nuk e bëjnë këtë në Botërorin e tyre?

Pranoi se ‘Botërori 1998’ është trukuar, Platini:

Ish-kreu i UEFA-s, Mishel Platini, ka treguar  se në Botërorin e vitit 1998, finalja mes Francës dhe Brazilit që u fitua nga “gjelat”, ka qenë e trukuar.

Platini, i cili ka qenë pjesë e komitetit organizator të këtij turneu, pranoi se kishte ndërhyrë në short në mënyrë që Franca dhe Brazili të mos ndesheshin me njëra-tjetrën në asnjë fazë përveç se në finale.

“Kur organizuam kalendarin bëmë një truk të vogël. Brazili dhe Franca u vendosën pa short në grupin A dhe C respektivisht, e duke qenë se kalendari deri në finale ishte i organizuar që më parë, përballja ishte shmangur. Nëse ne e mbyllnim grupin në vend të parë dhe Brazili gjithashtu, atëherë nuk do të mund të ndesheshim përveç se në finale”, është shprehur ai.

Gjithashtu ai ka thënë se finalja mes Francës dhe Brazilit ishte ëndrra e të gjithve në atë kohë.

“Mendoni se të tjerët nuk e bjënë këtë në Botërorët e tyre? Franca kundër Brazilit në finale, ishte ëndrra e të gjithëve”, ka deklaruar Platini.

Kujtojmë se finalja në Botërorin e zhvilluar në Francë, u mbyll me rezultatin 3-0 në favor të vendasve.

Të fundit