Flash News

KRYESORE

Prapaskenat e largimit/ ‘Top Channel’ nuk pranoi rezistencën e Sokol Ballës, ndryshim në linjën editoriale

Prapaskenat e largimit/ ‘Top Channel’ nuk pranoi rezistencën e

Kronikat e fundit të Top Channel kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama nuk kanë qenë rastësore dhe nuk do të mbarojnë me keq. Sokol Balla nuk është më drejtor i Informacionit dhe Politiko.al mëson nga burime brenda televizionit se shkak është bërë ndryshimi i linjës editoriale.

Drejtuesit e ‘TCH’ nuk e kanë pranuar rezistencën e Ballës, i cili ka refuzuar të drejtojë një linjë të ashpër ndaj qeverisë Rama, çka ka sjellë edhe shkarkimin e tij nga detyra. Gjithsesi, ai do të vijojë të drejtojë emisionin ‘Top Story’.

Fillimisht, u raportua nga disa portale se kritikat e 'TCH' ndaj Ramës vinin për shkak se kryeministri nuk kishte pranuar të emëronte njeriun e Vjollca Hoxhës në krye të Postës Shqiptare, por mesa duket ndarja është më e thellë.

Endri Xhafo ndërkohë është emëruar në mënyrë provizore në krye të departamentit të informacionit, derisa të vendoset për pasuesin e Ballës.

Të fundit