Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Preç Zogaj: kriza politike, 'asnjë hap pas' apo 'drejt zgjidhjes njëherë e mirë'
Preç Zogaj
Kriza shqiptare vazhdon të zhvillohet në një spirale, ku të gjithë aktorët që e formojnë, ose kanë një rol në zgjidhjen e saj, po vazhdojnë përpara në rrugët respektive.
“Asnjë hap pas” është slogani i PD-së, LSI-së dhe disa partive të tjera të vogla të koalicionit opozitar. Do të thotë se këto parti do të vazhdojnë me protesta në rrugë dhe nuk do të marrin pjesë në zgjedhje në asnjë datë, vendore apo parlamentare qofshin, pa u larguar Edi Rama nga drejtimi i qeverisë dhe pa parë të shkojnë në burg ministrat dhe zyrtarët e Partisë Socialiste të akuzuar prej tyre si protagonistë të shitblerjes së votave në zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës në vitin 2016 dhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Në varësi të zhvillimeve ata mund të shtojnë kushte të tjera për rikthimin e tyre në sistem dhe në zgjedhje.
“Asnjë hap pas” edhe shumica në qeveri. Nuk e thotë me fjalë, siç bën opozita, por ka vepruar e vepron në bazë të këtij slogani. Shumica shkoi në takimin elektoral të 30 qershorit, pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës kryesore dhe shfuqizimit të kësaj date nga Presidenti Ilir Meta. Të njëjtën gjë po bën me marrjen e bashkive, me procedurën për shkarkimin e Metës. Ka plot njerëz që vazhdojmë t’i shohim si paralajmërime për të qenë brenda kësaj lëvizjeje, duke shkuar me mendimin se në momentin e fundit shumica do të tërhiqet. Në fakt, nuk duket se është kështu. Edhe aksioni qeveritar zhvillohet në perpetum mobile-n e krizës. Në këtë qëndrim qeverisë i ka ardhur për shtat kundërshtimi stoik nga opozita i çdo date zgjedhjesh me kryeministër zotin Rama, gjë që de facto e shndërroi datën e re të Presidentit Meta në datë të zgjatjes së ngërçit zgjedhor dhe jo të zgjidhjes së tij. Por e ka ndihmuar edhe vetë Presidenti me ndërhyrjet e tij të vonuara dhe me njetin e tij për t’i bërë gjërat të vështira apo të pamundura.
Në të njëjtën kurdisje, partnerët perëndimorë, si pjesë e trepolaritetit të politikës shqiptare, por më decizionistë se në vitet e shkuara, po çojnë përpara agjendën e tyre në Shqipëri, ku spikat si prioritet reforma në drejtësi. Zhvillimet kanë treguar qartë se SHBA-ja dhe BE-ja kanë leximin e tyre për krizën dhe për vakumin institucional ku po ushqehet aktualisht kriza, siç është për shembull mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese; se nuk duken të befasuar, për të mos thënë mund t’i kenë parashikuar shpërthimet nga belaja të politikanëve të ndryshëm shqiptarë në epilogun e tranzicionit tonë të zgjatur; se zgjidhjen e shohin te ngritja dhe fillimi sa më shpejt nga puna të institucioneve të drejtësisë së re; se gjithçka tjetër që zhurmon, devijon, shoqëron, i mbivendoset apo i nënvendoset prioritetit të tyre, e madhe apo e vogël qoftë, në rastin më të mirë mbahet shënim për t’u trajtuar nesër-pasnesër. Kjo është arsyeja që ata janë të prerë në promovimin e ligjshmërisë dhe dekurajimin e marrëveshjeve të tipit të vjetër, që do t’u zgjasnin jetën pazareve politike dhe tranzicionit.
Zhvillime të tjera, që kanë lidhje me krizën, janë në të njëjtin marshim pa ndalim përpara. “Asnjë hap prapa” edhe reforma në drejtësi.
Kush ndalon humbet – është ky mendimi që mban në revan forcat antagoniste të krizës. Duket sikur në fund të rrugës fituesit nuk i përcakton renditja në vijën e finishit, por thjesht mbërritja. A thua se kush arrin shpëton, vazhdon. Ndaj është shumë e veçantë dhe me pak shanse për zgjidhje të ndërmjetme si betejë.
“Vija e mbërritjes” për këtë lloj krize është pak a shumë marrja në shqyrtim nga institucionet e drejtësisë së re e çështjeve më të nxehta të konfliktit politik; është dalje me vendime të formës së prerë për këto çështje. Gjykata Kushtetuese do të japë përgjigje përfundimtare për dekretet e Presidentit Meta. Partitë në Shqipëri mund të mos bien dakord kurrë, por vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë pranuar si të paapelueshme prej tyre. Kjo do të thotë se vendimi për dekretet, qoftë pro tyre, qoftë kundër tyre, do të heqë nga fusha e lojës, sot dhe përgjithmonë, një gjenerues të krizës. SPAK do të duhet të merret patjetër me përgjimet e dosjeve “184” dhe “399”, duke qenë se në to janë përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë. SHBA-ja ka thënë se këto përgjime janë një çështje shumë serioze dhe do ta mbështesin hetimin e tyre. Zbardhja në rrugë gjyqësore e këtyre dosjeve do të mbyllë një tjetër burim ku merr karburant kriza politike. Dënimi i fajtorëve do të ndikojë kthimin e opozitës në sistem.
SPAK dhe Gjykata Speciale do të hetojnë e gjykojnë figura të larta politike, zyrtarë të lartë e shumë të lartë ndër vite dhe sot e kësaj dite. Ka njerëz që nuk e besojnë këtë. Por kjo nuk është më çështje besimi. Hetimet do të bëhen. Fajin do ta vendosin provat dhe gjykata. Përndryshe pse do të bëhej kjo reformë, pse do të investoheshin kaq shumë partnerët tanë? Për ta lënë siç ka qenë? S’bëhet fjalë. Hetimet dhe gjykimet në sferat e larta do të sjellin në panoramën politike të vendit ndryshime që nuk i marrim dot me mend. Shumë raporte që mbajnë në gjendjen e riciklimit të vazhdueshëm konfliktin dhe korrupsionin do të shemben, partia dhe lidershipi i tyre do të vendosen në koordinata të tjera të vlerave dhe ligjit, asgjë s’do të mund të vazhdojë si deri tani. Në të vërtetë veprimi “asnjë hap prapa” i drejtësisë është premisa numër një për kapërcimin e krizës ku është mbërthyer sot vendi. Në këto kushte partitë do të vihen në sprovën e kapjes së momentit dhe konceptimit të së ardhmes së re.
Ka shumë gjasa që në PS e gjitha kjo të përkthehet si një nxitje apo nxitim për të nxjerrë pasuesin e Edi Ramës. Madje shenjat janë dhënë që tani. Situata në opozitë është ndryshe. Ajo shpreson se do të ketë një raport përfundimtar negativ për zgjedhjet e 30 qershorit nga OSBE/ODIHR. Asaj i intereson shumë hetimi i zyrtarëve socialistë të përgjuar si të përfshirë në skemat e shitblerjes së votave, por e sheh edhe si një thikë me dy presa këtë proces.
Aktualisht Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit u duhet të mbrojnë vendimin e tyre të djegies së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Në perspektivën e shpërthimit të afërt të historisë që kemi jetuar e po jetojmë prej shumë vitesh e gjitha kjo do të duket e tejkaluar dhe humbje e kotë kohe. Opozita do të duhet të mendojë kthimin në sistem përmes zgjedhjeve. Ky do të jetë i vetmi hap pas i saj në raport me çfarë thotë sot, por do të jetë realisht një hap përpara drejt ardhjes në pushtet pa asnjë pazar, duke bërë pjesën e saj për arritjen e marrëveshjeve të domosdoshme për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për reformën zgjedhore.
30 qershori prodhoi një të dhënë shumë domethënëse në favor të pjesëmarrjes së opozitës në garë. Zgjedhësit aktivë që bojkotuan në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë treguan se janë gjithmonë më të fortë se pushteti, se nuk merren zvarrë e nuk tremben nga njerëzit e saj apo kriminelët e saj, siç trajtohen rëndom në disa ligjërime politike opozitare.
Këta qytetarë votuan hapur përmes bojkotit, që është diçka më e fortë se të votosh në dhomën e fshehtë. Shifrat tregojnë se ata janë më shumë se ata që votuan për kandidatët e PS-së më 30 qershor. Nuk llogaris këtu rreth 40 për qind të votuesve jashtë shtetit që nuk votojnë kurrë dhe as 10-13 për qind që janë abstenues kronikë brenda vendit. Llogaris abstenuesit aktivë që iu përgjigjën thirrjes së opozitës. Këta dalin më shumë se ata që shkuan. Ata janë një thirrje për të shkuar e për të fituar në zgjedhje. Në fund të fundit çdo zgjidhje do të vijë përmes votës. Dhe zgjidhja njëherë e mirë e krizës që po jetojmë do të vijë përmes votës. Dhe votë quhet ajo që ka hyrë në kuti dhe numërohet si e tillë./Gazeta Liberale
Të fundit
“Mos e lëshoni frontin!”, ish oficeri në protestë: Më japin pension që të rri urtë
10 Qershor 2026, 20:40
Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt
10 Qershor 2026, 19:55
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01