Flash News

KRYESORE

Premtimi i Pacollit: Në Krujë i ngre pallatet për 3 muaj

Premtimi i Pacollit: Në Krujë i ngre pallatet për 3 muaj

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka në plan që t’i ndërtojë vetë banesat për të gjithë ata persona që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai madje i ka idetë e qarta për pallatet e reja.

Synimi është që në qytetin e Krujës, pallatet dhe shtëpitë e shembura të ndërtohen në pjesën e poshtme të qytetit, duke i dhënë hapësirë zonës turistike.

Për më tepër që ai synon të përfundojë punimet në kohë rekord.

"Nëse nuk ka pengesa në rastin më të mirë, një pallat, 45 banesa nga 80 metra katrorë, për 3 muaj duhet të kryhet", tha ai, në takimin me kryeministrin Edi Rama në Krujë.

Sigurisht që ky afat kohor i ka bërë përshtypje  edhe kreut të qeverisë.

"Po i bëri për tre muaj po i bëjmë dhe një statujë aty afër Skënderbeut", tha Rama.

Pacolli i cili ka dhënë si donacion pas tërmetit 1 milionë euro sugjeroi që në Thumanë pallatet të bëhen aty ku u rrëzuan, por Rama u shpreh se asnjë nga banorët nuk dëshiron të jetojë aty ku ka humbur të afërmit.

Por në fillim të bisedës, Rama e ka pyetur Pacollin, edhe për lekët e premtuara.

Edi Rama: O Behgjet, ku je more do i hedhësh ato lekët apo jo..?

Behgjet Pacolli: Po, po.. (disi në siklet)

Edi Rama: Hajde pra se të kemi bërë hero!

Të fundit