Flash News

KRYESORE

Procedurë e re për aplikimin e kartës së identitetit dhe pasaportës, Rama jep detajet

Procedurë e re për aplikimin e kartës së identitetit dhe

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar procedurat për aplikimin online në e- Albania për kartat ID dhe pasaportat.

Për kartë ID dhe pasaportë tani mund aplikohet online në e-Albania dhe kështu shmanget humbja e kohës në sportele.

Kryeministri Rama njoftoi se verifikimi nga ana e policisë, para se të shkoni të jepni gjurmët biometrike, do të zgjasin 8 ditë dhe 24 orë në procedurë të përshpejtuar.

STATUSI NGA EDI RAMA

SQARIM PËR SHUMË KOMENTE MBI APLIKIMET PËR KARTË ID APO PASHAPORTË

🟢 PROCESI ËSHTË LEHTËSUAR NDJESHËM DHE KOHA ËSHTË PËRGJYSMUAR ME HEQJEN E SPORTELIT E TË RADHËS NË KOMISARIAT😊

Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania

👉 https://e-albania.al/…/DP…/13851/DPPSH_13851_n3_s3_web.aspx…

  • Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar
  • Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orën e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat

Të fundit