Flash News

KRYESORE

Profesori amerikan: Vuçiçin e kuptoj, po Ramën jo për Shengenin Ballkanik

Profesori amerikan: Vuçiçin e kuptoj, po Ramën jo për

Profesori amerikan Edward Joseph mendon se me anë të Shengenit Ballkanik, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç synon që ta izolojë Kosovën.

Ndërsa ai e kupton këtë qëndrim të kreut të shtetit serb, ajo që nuk kupton është pozicioni i Edi Ramës dhe se përse politika në Shqipëri po e lejon që të veprojë kështu.

“Ne e kuptojmë pozicionin e Vuçiçit. Ai do ta izolojë Kosovën. Ajo që nuk është e kuptueshme është pozicioni i Edi Ramës. Pse po e bën ai këtë? Dhe pse po e tolerojnë strukturat politike në Shqipëri një gjë të tillë?”, deklaroi profesori i universitetit “John Hopkins” në Washington.

Nisma e “Shengenit Ballkanik” ka sjellë shumë debate në Kosovë e Shqipëri. Tirana priti Vuçiçin dhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, e po ashtu edhe presidentin Malit të Zi Milo Gjukanoviç, ku u diskutua për hapat e mëtejshëm të nismës. Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kërkojnë që pjesë e Shengenit Ballkanit të jenë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Të fundit