Flash News

KRYESORE

Pse gënjen Klajda Gjosha?

Pse gënjen Klajda Gjosha?

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në një fjalim të mbajtur sot në Konventën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka bërë një premtim elektoral duke u mbështetur në një gjë që ka ndodhur në të shkuarën dhe, me të cilën nuk ka të bëjë.

"LSi i ka hequr shqiptarët nga radhët e ambasadave dhe ka bërë liberalizimin e vizave", tha Gjosha.

Ky është interpretimi i saj, por fakti është tjetër.

Është e vërtetë që LSi ka qenë në qeveri kur ka ndodhur liberalizimi i vizave, por në atë kohë nuk ka mbajtur asnjë prej ministrive që kanë lidhje me liberalizimin e vizave.

LSI në Qeverinë Berisha 2 nuk ka mbajtur asnjë prej ministrive të linjës: Integrimit, të Jashtme apo të Brendshme. Të cilat i përksinin të gjitha partnerit të madh të koalicionit Partisë Demokratike.

Të fundit